UEFA ka bërë të ditur se gjyqtari, Gianluca Rocchi, do të ndajë drejtësinë në finale të Superkupës së Evropës.
Gjyqtari italian, Gianluca Rocchi, do të ndajë drejtësinë në UEFA Super Cup mes Real Madrid dhe Manchester United, që do të zhvillohet në Shkup me tetë gusht.
Rocchi ka ndarë drejtësinë në tri ndeshje për Realin. Në sezonin 2011/12 në fitoren 5:2 ndaj Apoel FC në “Santiago Bernabéu”.
Në vitin 2012/13 në fazën e grupeve Manchester City – Real Madrid (1-1) dhe 2015/16 në ndeshjen e parë Wolfsburg – Real Madrid, ku Los Blancos humbën 2:0, për të përmbysur gjithçka në sfidën kthyese (3:0).