Bayern Munichu dhe Juventusi janë pajtuar për transferimin e Douglas Costa.

Braziliani do të kalojë te Zonja e Vjetër në formë të huazimit një vjeçar, por me të drejt blerje për 40 milionë euro.

26-vjeçari për Përfaqësuesen e Brazilit është paraqitur 21 herë, ku ka treguar kualitete të lara.

Që nga transferimi nga Shakhtar Donetsk në 2015,  për klubin bavarez Costa në 77 paraqitje zyrtare ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 27 herë.

Ka fituar dy herë Bundesligan dhe DFB Cup e DFL Supercup.