Juventus ka njoftuar se ka huazuar Federico Mattiellon në Spal

Kampioni i Italisë, Juventus ka njoftuar se mbrojtësi i djathtë Federico Mattiello është huazuar për një edicion në Spal.

“Juventus njofton se lojtari Federico Mattiello i është bashkuar skuadre së Spal, ku do të qëndrojë i huazuar për sezonin 2017/18”, thuhet në njoftimin e skuadrës italiane.

Mattiello shihej si një talent i madh, por besohet se me përvojën që do ta fitojë në Spal, atëherë mund të kthehet edhe më i fortë në Torino.