Inter ka njoftuar se ka nënshkruar me portierin Daniele Padelli
Inter dhe Torino kanë arritur marrëveshje për transferimin e portierit italian, Daniele Padelli.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Interit, por nuk saktësohet se për sa vite ka nënshkruar kontratë.
“Daniele Padelli është lojtar i ri i Interit”, thuhet në faqen e tyre zyrtare.
Padelli më herët përveç Torinos, ka luajtur edhe për skuadrat si Sampdoria, Udinese deh Como.