Joe Hart është portier i ri i skuadrës së West Hamit

Skuadra e West Hamit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për huazimin e portierit Joe Hart.

Lajmi është konfirmuar nga të dy skuadrat angleze.

“West Ham është i lumtur të ju njoftojë se ka nënshkruar me portierin e parë të Anglisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ky është viti i dytë që Hart huazohet, pas edicionit të kaluar ku kishte luajtur në Torino.