Borussia Dortmund nuk do të shes sulmuesin Perre-Emerick Aubameyang

Drejtori Sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc përfundimisht e ka konfirmuar se sulmuesi Perre-Emerick Aubameyang nuk do të shitet.

Ai tha se koha ka qenë faktori kryesor për largimin ose jo të lojtarit.

“Ne e shohim afatin kalimtar si të mbyllur. Koha ishte faktori kryesor”, tha Zorc pas fitores 3:1 ndaj Milanit.

Për Aubameyang interesim kishin shprehur tri skuadrat e mëdha evropiane PSG, Milan dhe Chelsea.