Gary Cahill është emëruar kapiten i Chelseat.

Mbrojtësi anglez, Gary Cahill, edhe zyrtarisht është emëruar kapiten i Chelseat nga Antonio Conte, pas largimit të John Tery.

 Conte gjithashtu ka zbuluar se ka disa emra në kokë për kapiten të dytë, atëherë kur Cahill nuk luan.

“Mendoj se është e drejtë që të vazhdojmë me Cahillin, nëse ai luan, është e drejtë që ai të jetë kapiten”, tha Conte.

“Pse? Sepse është pjesë e klubit për një kohë të gjatë dhe ka luajtur një numër të madh të ndeshjeve duke treguar se mund ta kryejë për mrekulli këtë rrol”, shtoi ai.

“Mendoj se mund të kemi edhe kapiten tjerë në skuadër, mund të jenë, Cesar Azpilicueta, David Luiz dhe gjithashtu në të ardhmen, mund të jenë Thibaut Courtois e Cesc Fabregas”, përfundoi Conte. /

Global