Chelsea ka transferuar portierin Willy Caballero si lojtar të lirë, që i skadoi kontrata me Manchester Cityn mbrëmë.

“Blutë e Londrës” kanë njoftuar se kanë nënshkruar me Caballeron, të cilit i skadojë kontrata me Manchester Cityn. Ai do të jetë portieri i dytë në Chelsea, që do të zëvendësojë Asmir Begovicin, i cili u transferua në Bournemouth.

Caballero do të jetë zëvendësues i Thibaut Courtois, që është gardian i paprekshëm në portën e kampionëve.

Duke folur për faqen zyrtare të klubit,  35 vjeçari u shpreh i lumtur që i është bashkuar Chelseat.

“Jam i lumtur që i jam bashkuar Chelseat, kampionit të Premierligës. Mezi po pres t’i takojë shokët e mi të ri dhe do të mundohem të ndihmoj sa më shumë ekipin për t’i arritur objektivat sezonin e ardhshëm”, u shpreh Caballero.

Global