Barcelona ka kompletuar trasnferimin e Nelson Semedos nga Benfica.

“Barcelona ka arritur marrëveshje me Benfican për Nelson Semedon, mbetet për t’u kryer testet mjekësore gjatë ditës së nesërme në Barcelonë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

 Lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare dhe të premten do t’i kryejë testet mjekësore.

Sipas Mundo Deportivos, Barça do t’i paguajë 30 milionë euro Benficas për shërbimet e portugezit, i cili do të konkurrojë me Aleix Vidal e Sergio Roberto për pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Në fillim Benfica kërkonte 50 milionë euro për 23 vjeçarin, por bisedimet në vazhdimësi kanë bërë që çmimi të zbresë në 30 milionë.