Barcelona i ka dhënë lejen Jeremy Mathieus që të stërvitet me skuadrën portugeze, Sporting Lisbona

Jeremy Mathieu do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Ernesto Valverde.

Barcelona ka zbuluar se ish mbrojtësi i  Francës dhe Valencias do të stërvitet me skuadrën  portugeze, Sporting Lisbona.

“Barcelona i ka dhënë leje Jeremy Mathieu që të stërvitet me Sportingun gjatë pushimit. Pas kësaj, të dy klubet dhe lojtari do të vendosin për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Mathieu, i cili erdhi në Camp Nou në vitin 2014 nga Valencia, ka kontratë me Barcelonën edhe për një sezon.