Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, do të vizitojë Malin e Zi më 2 gusht.

Autoritetet në Podgoricë kanë nisur përgatitjet intensive, ndërsa kanë paralajmëruar se masat e sigurisë do të jenë në nivelin më të lartë. Pence do të jetë zyrtari më i lartë i administratës Trump që viziton rajonin. Ai do të marrë pjesë një një takim të liderëve të Kartës së Adriatikut në Podgoricë, ku pritës do të jetë kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markovic.

Karta e Adriatikut është formuar në vitin 2003 nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe SHBA­ja me qëllimin specifik për t’i mbështetur vendet anëtare në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.

Global