Sot  zëvendës ministri  për transport dhe lidhje Remzi Mehmedi organizoi një takim me kryetarët dhe përfaqësues të Komunave Shqipëtare me qëllim të njohjes më nga afër të halleve dhe problematikave të tyre që ballafaqohen në realizimin e planeve, projekteve dhe punëve tjera rrjedhëse  që hasin  vet komunat dhe që në mënyrë direkte ose indirekte lidhen me problematikat që mbulon ministria për transport dhe lidhje.

Takimi u prit dhe u perfaqësua pozitivisht nga të gjitha komunat  kurse zv.ministri me vëmendje të veçantë degjoi problemet e tyre dhe u siguroi atyre se ky takim nuk do të jetë i vetmi në këtë drejtim.

Zv.ministri shprehu optimizëm se mënyra e ndërsjellt nga të dy palet do të sjëll në realizimin dhe tejkalimin e të gjitha pengesave.