Zëvendëskryeministri serb dhe lideri i PSDS , Rasim Lajiç i ka bërë të ditura propozimet e para konkrete në lidhje me dialogun për çështjen e Kosovës. Ai ka thënë se fundi i dialogut nuk do të rezultojë me njohje, por Kosova do të pranohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përjashto OKB-në.

Normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën, sipas tij, do të jetë në tri faza, nëpërmjet pranimit të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, me përjashtim të OKB- së pa njohjen e saj nga ana e Serbisë. Ndërsa kjo e fundit, sipas tij, do të ketë përfitime financiare.

Kjo është platforma më e shkurtër për zgjidhjen e problemeve me Kosovën, të cilën zëvendëskryemistri dhe lideri PSDS Rasim Lajiç, ka thënë se do ta paraqesë presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Ky është shembulli i parë konkret i partive, pasi Vuçiçi e ka shpallur hapjen e dialogut të brendshëm.

Lajiç mendon se “konflikti i ngrirë” nuk i intereson Serbisë, dhe sipas tij, Serbia do të përfitojë nga kjo ose në të kundërtën vetëm do të humbë, transmeton gazetametro.net.

“Qëllim duhet të jetë normalizimi, pa njohjen, edhe atë në disa faza. Faza e para e bisedimeve do të mundësojë bashkëpunim të plotë ekonomik me Kosovën. Në këtë gjendje nga administrata thuhet se është eksportuar më shumë se 400 milionë euro në vit, por ajo mund të dyfishohet në rast që nuk ka pengesa politike dhe ligjore. Serbia nuk mund të ketë ndikim politik në Prishtinë më, por mund të ketë ndikim ekonomik”.

Faza e dytë, sipas Lajiç, është hapja e çështjes së statusit të serbeve në Kosovë. Përveç kësaj duhet të negociohet edhe për çështjen e pronës dhe trashëgimisë kulturore të serbeve në Kosovë.

“Faza e tretë do të duhet të ishin negociatat për pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, me përjashtim të OKB- së, dhe sigurisht me përfitime për Serbinë”, ka theksuar Lajiç.

Nga ana tjetër, sipas Lajiqit Serbia mund të kërkojë një shumëllojshmëri gjërash, duke filluar nga mbështetjet financiare për zhvillimin e infrastrukturës e deri te përshpejtimi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa në fazën përfundimtare duhet të hapen negociata për statusin përfundimtar.