Facebook ka bërë të ditur planet për të transformuar zyrat qendrore në Silicon Valley në një “fshat” të kompletuar me dyqane dhe 1,500 shtëpi.

Planet për “Kampusin Willov” u nxitën nga strehimi joadekuat dhe transporti publik për punonjësit e Facebook, thuhet sipas zëvendës presidentit për pasuri globale dhe patundshmëri John Tenanes.

Kompanitë teknologjike në zonën e San Franciskos ka kohë që janë fajësuar për bërjen e zonës së papërballueshme.

Por Tenanes tha se kompania dëshiron të kontribuoj në komunitet, dhe 1,500 shtëpitë do të jenë të gatshme për të gjithë punonjësit.

Me planin e ndërtimit, Facebook tha se dëshiron të investojë në Parkun Menlo, një qytet rreth 45km në jug të San Franciskos, aty ku u shpërngul më 2011.

Kampusi i propozuar Willow do të përfshijë 1.75 milionë m2 hapësirë zyrash, 125,000 m2 hapësirë të shitjes me pakicë dhe 1,500 shtëpi të hapura për njerëzit e kompanisë.