Më së voni deri më 8 gusht do të duhet të mbarojë seanca për shkarkimin e prokurorit shtetëror, Marko Zvërlevski, që pastaj deputetët të shkojnë në pushim vjetor.

Këtë e konfirmoi edhe kryeministri, Zoran Zaev, dhe tha se pret që prokurori publik, Marko Zvërlevski, të shkarkohet e pastaj deputetët të shkojnë në pushim vjetor.

Ai më tej shtoi se tani e tutje shpreson se gabime do të ketë gjithnjë e më pak, sepse të gjitha shteteve iu duhet gjyqësi e pavarur e cila do vendos sipas kushtetutës dhe ligjeve, dhe jo sipas bindjes personale të gjykatësve.

“Pres që kjo të ndodh edhe para pushimit vjetor të deputetëve, sepse në rast tjetër kjo do të ishte banale. Mendoj se procedurat janë të qarta, besoj në efikasitetin e parlamentit, sepse ky efikasitet për miratimin e vendimeve do ta afrojnë Maqedoninë drejt aspiratave të saj. Një pjesë e këtyre aspiratave janë edhe kthimi i pavarësisë së gjyqësisë si një ndër reformat më të rëndësishme të cilat qytetarët e Maqedonisë i kanë vendosur si qëllim”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

Ndërkohë, kryeparlamentari, Talat Xhaferi, gjatë informimit për punën e institucionit ligjdhënës, në pyetjen e gazetarëve se nëse vazhdohet me këtë dinamikë a  është vështirë të përfundojë seanca për shkarkimin e  kryeprokurorit Zvrlevski para pushimeve të deputetëve, Xhaferi u përgjigj se “ai nuk ngarkohet me vështirësitë, por u referohet  kompetencave dhe obligimeve që dalin nga rregullorja”.

Për nesër dhe 5 ditët e ardhshme në Kuvend do të vazhdojë debati në seancë plenare për rebalancin e buxhetit, pas çka parashihet vazhdimi i seancës për shkarkimin e kryeprokurorit, Marko Zverlevski.

Sipas planit dhe rregullores së Kuvendit, pushimi vjetor i deputetëve është parashikuar të fillojë prej datës 8 deri më 25 gusht. (TVM2)

Global