Donald Trumpit i ka mbetur dora në ajër përsëri, teksa një tjetër grua e ka vënë në pozitë të pakëndshme në udhëtimin e tij më të fundit jashtë vendit – por të paktën këtë herë gruaja e tij s’është përgjegjëse.
Pasi më parë Melania Trump ia kishte shtyrë dorën në udhëtimin e tij të parë në Evropë dhe në Lindjen e Mesme, Presidenti amerikan është vënë përsëri në pozitë të palakmueshme, nga Zonja e Çarë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda.
Donald dhe Melania Trump ndodheshin në skenë me homologët e tyre, Presidentin polak, Andrzej Duda, dhe gruan e tij, Agata, kur duhej të shkrepeshin disa fotografi zyrtare, transmeton Gazeta Express.
Por, kur erdhi koha për shtrëngim duarsh dhe buzëqeshjesh para kamerave, Kornahuser-Duda e shmangu Donaldin dhe shkoi drejt te Melania.
Si rezultat i kësaj, Presidenti amerikan mbeti disi i hutuar, dhe njëfarë zhgënjimi i pasqyrua në fytyrën e tij.
Zonja e Parë polake shtrëngoi duart me Donaldin disa momente më pas, por kjo nuk i ndali njerëzit që të reagojnë në rrjetet sociale – duke u tallur me të parin e Amerikës.
VIDEO