Zlatan Ibrahimovic  i jep lamtumirën Man.United. Bomberi suedez përmes një postimi në faqen e tij në instagram, ka postuar një foto me mbishkrimin e shprehjes së famshme të  perandorit romak, Jul Cezari “Veni, Vidi, Vici” që në shqip përkthehet , Erdha,Pashë, Fitova. Sulmuesi ishte vënë në dijeni prej kohësh se kontrata e tij nuk do të rinovoj, për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në gju.  Ndërkohë nga ana tjetër, sulmuesi ka prefuar  ti jap lamtumirën skuadrës me këtë shprehje.

Angelo Ogbona rinovon kontratën e tij me West Ham

Angelo Ogbona rinovon kontratën e tij me west Ham. Ish-mbrojtësi i Torinos dhe Juventusit do të vazhdojë aventurën e tij në Premier League. Kontrata e re që ka firmosur italiani skadon më 2018. Angelo Ogbona u transferua tek Ëest Ham në 2015 dhe për klubin ai cilësohet si një garanci më shumë në repartin e prapavijës.

Arsenal kërkon me cdo kusht Alexandre Lacazette.

Arsenal kërkon me cdo kusht Alexandre Lacazette.  Topcinjtë e Londrës pasi u tërhoqën nga gara për të pasur në dispozicion shërbimet e Kylian Mbappe, tashmë objektivi i tyre kryesore për repartin e avancuar është sulmuesi i Lyon.  51 milionë Euro është oferta e Arsenal në drejtim të skuadrës franceze, shumë që duket se do ti knaqë ata, pasi më herët kanë deklaruar se do ta lënë të lirë Lyon vetëm për një shumë të madhe.

Liverpool gati të shperthejë në merkato

Liverpool gati të shperthejë në merkato. Pas arritën të siguronin shërbimet e sulmuesit Mohamed Salah, drejtuesit e “The Reds” kanë vendosur të realizojnë t tjera goditje në merkato, në mënyrë që të  jenë sa më kompetitiv në të gjitha kompeticionet ku ata marrin pjesë. Në listën e dëshirave, janë Mbappe, Oxlade Chamberlein, Koulibaly dhe Aubameyang.

 

I came. I said. I conquered.

A post shared by IAmZlatan (@iamzlatanibrahimovic) on