Këtë trajnim e organizojnë firma vendore, Medicom e cila është përfaqësuese e prodhuesit të njohur Drager, Agjensia e Menaxhimit Emergjent , Njësia Publike e Zjarrëfikësave të Zagrabit dhe Drager Safety D.o.o.

Në këtë trajnim teorik dhe praktik do të fokusohet në mbrojtjen e zjarrëfikësave në punën e tyre, si dhe përdorimi i pajisjeve personale të frymëmarrjes, helmetave, maskave mbrojtëse, detektorve të gazrave.

Ky trajnim profesional do të ju mundësojë zjarrëfikësave të zgjerojnë dijen e tyre në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të tyre dhe të popullatës në situata emergjente. /gazetametro