Zona e Barbullushit në Shkodër është pjesërisht pa energji elektrike për shkak të zjarrit të rënë në Kodër Muni.

OSHEE sqaron se si masë sigurie është stakuar një kabinë në Barbullush.

Nisur nga situata e temperaturave të larta dhe emergjencës civile shkaktuar nga zjarret, OSHEE njofton se ka vendosur në gatishmëri të 1.800 punonjës në të gjithë vendin, duke pasur në fokus edhe zonat turistike bregdetare.

“Përgjatë vijës bregdetare janë vendosur 100 punonjës shtesë si përforcim për menaxhimin sa me efikas te situatës, ndërsa deri tani raportohet se nuk ka asnjë fier te takuar të cilat furnizojnë zonat bregdetare… Ndërkohe, të gjitha linjat që furnizojnë spitalet, ujesjellesit dhe institucionet e rëndësisë së veçante janë të gjithë në punë”,njofton Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.