Zjarri shpërtheu sot herët në mëngjes në një hotel luksoz me pesë yje në lagjen e Stambollit – Bajrampasha.

Siç lajmëroi televizioni NTV, zjarri ka shpërthyer në hapësirën në të cilën janë vendosur gjeneratorët e hotelit, pas çka së shpejti është përhapur në objekt.

Pas aktivizimit të alarmit për zjarr, nga hoteli ishin evakuuar të gjithë mysafirët dhe të pranishmit dhe tani për tani nuk ka informata për viktima të mundshme.

Në vendin e zjarrit kanë arritur disa automjete zjarrfikëse, të cilat shumë shpejt arritën ta shuajnë zjarrin.

Global