Para pak çastesh në e burgun “Idrizovës” e kanë shpërthyer një zjarr, një pjesë e të burgosurve. Sipas informacioneve të tyre zjarri ka shpërthyer në ambulanten e burgut, në shenjë proteste e disa të burgosurve për shkak të kushteve të këqija, dhe kërkesave të tyre të papërmbushura për amnisti. Me sa duket ata qëllimisht nga qelitë e tyre kanë marrë dyshekë dhe i kanë djegur, përcjell TetovaSot.

Informacion për “Fokus”, e ka konfirmuar drejtori burgut Zhivko Pejkovski, i cili sqaron se zjarri u shua menjëherë dhe nuk ka pasur asnjë të plagosur.

Nuk ishte djegur ambulantja, por një dhomë ndihmëse në afërsi të saj. Zjarri ishte i vogël dhe është shuar para se të arrijnë ekipin zjarrfikësve, tha Pajkovski, duke shtuar se ende janë duke punuar se kush e ka shkaktuar zjarrin./TetovaSot/