Një zjarr i madh ka rënë në Shtoj, pranë kompleksit sportiv ‘Zmijani’.

Flakët fillimisht janë dalluar në një pikë grumbullimi të makinave të përdorura ku mësohet se janë djegur rreth 20 prej tyre.

Më pas zjarri i ndihmuar edhe nga era ka hyrë në oborret e disa shtëpive, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikëseve zjarri është vënë nën kontroll.

Banoret e trembur kanë ndihmuar edhe ato me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve.

T mobile In article [4]