Dy aeroplanët për shuarjen e zjarrit të Qendrës për mbrojtje dhe shpëtim janë angazhuar për shuarjen e zjarrit që shpërtheu pasdite në afërsi të fshatit Radushë. Zjarri përfshin pjesën mes fshatit Rashçe dhe Radushë.

“Bëhet fjalë për zjarr në pyll ku po digjen pishat. Në aksionin për shuarjen e zjarrit janë përfshirë dy aeroplan të Qendrës për mbrojtje dhe shpëtim dhe zjarrfikësit nga Shkupi. Zjarri është ende aktiv” , deklaroi Tihomir Karanfilovski nga Qendra për menaxhim me kriza .

Nga kjo Qendër nuk kanë informatë të sakta për zonën e përfshirë nga zjarri për shkak se zjarri është ende aktiv.

Global

Ky është zjarri i dytë gjatë kësaj jave për shuarjen e së cilës janë përfshirë avionët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Të mërkurën aeroplanët shuan zjarrin mbi fshatin Kuçkov.

T mobile In article [4]