Zinedine Zidane ka thënë se skuadra është e përgatitur për ndeshjen ndaj Manchester Unitedit

Trajneri i Real Madridit, Zidane ka folur para ndeshjes me Manchester Unitedin, e cila do të zhvillohet nesër nga ora 23:00.

Francezi tha se për Realin kjo është ndeshja e parë, ndërsa për Unitedin e treta ose katërta.

“Shpresoj se ndeshja ndaj Unitedit të jetë e bukur dhe të mos lëndohet askush. Rezultati nuk ka shumë rëndësi, sepse për ne është ndeshja e parë, ndërsa për ta e treta ose katërta”, tha Zidane gjatë konferencës për media.