Zinedine Zidane ka treguar datën se kur Cristiano Roanldo do të kthehet në stërvitje me Real Madridin

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk pret që Cristiano Ronaldo të largohet gjatë kësaj vere nga Santiago Bernabeu.

 Ai tregoi se lojtari është në pushime të merituara dhe me 5 gusht do të kthehet në stërvitje.

“Ronaldo është i qet dhe po i shijon pushimet. Me 5 gusht do të në bashkohet në stërvitje”, tha Zidane gjatë konferencës për media.

Ky është një lajm shumë i keq për tifozët, pasi Ronaldo do të humbas Superkupën e Evropës ndaj Manchester Unitedit me 8 gusht dhe dy ndeshjet e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës me 13 dhe 16 gusht.

Portugezi pritet të jetë gati vetëm për ndeshjen e parë të sezonit të ri të La Ligas.

Global