Kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela i pyetur nga gazetari se a’i shikon takimet mes Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit si dhe takimet mes Zoran Zaevit dhe Menduh Thaçit si kërcënim se nëse LR-PDSH do të del nga qeveria do të zëvendësohet me një parti tjetër konkretisht PDSH.Është mirë që takohen në sy të tjerëve sepse ata çdo herë janë takuar. Unë kam qenë ithtar i idesë së tryezës së përbashkët që partitë shqiptare të takohen dhe kjo po funskionon edhe pse me vështirsi.

Kjo ka ndodh në të kaluarën kur njëra parti hynte në qeveri, ndërsa tjetra priste te dera dhe kjo nuk i bënte konkurencë njëra tjetrës por i bënin konkurencë të drejtave të shqiptarëve, ka deklaruar z. Ziadin Sela në Cick Plus.