Gjatë një takimi në Komunën e Gostivarit, kryetari i Komunës Nevzat Bejta dhe kryetari i Komunës Qendër të Shkupit, Andrej Zhernovski janë dakordësuar se qeveria e koalicionit duhet të punojë për krijimin e kushteve të nevojshme për prosperitet ekonomik të të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre partiake, etnike e fetare.
Z. Bejta tha se qeveria e re reformatore duhet të ndërrmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për demokratizimin e shtetit dhe për sundimin e së drejtës.
Dy kryetarët shprehën besim në punën e qeverisë. Bejta theksoi se duhet angazhim për zhvillim të barabartë të të gjitha komunave në vend.

Në takim, dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe përvojat e tyre për përmirësimin e funksionimit të pushtetit lokal, ndërsa shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë dhe projekte të përbashkëta mes komunave Qendër dhe Gostivar.
Në përfundim të takimit, kryetari Bejtja i ka treguar mysafirit artin në ambientet e Komunës, pjesë e koleksionit të vecantë të pikturave të realizuara nga artistë të ndryshëm në botë të cilat i janë dhuruar Komunës së Gostivarit në Koloninë Artistike, aktivitet që organizohet me rastin e Ditës së Komunës.