Një fëmijë i moshës nëntë vjeçare është zhdukur nga shtëpia, ka bërë të ditur MPB.

Në stacionin policor në Çair, A.S (28) nga Shkupi, ka denoncuar se ditën e mëparshme, në një drejtim të panjohur është larguar djali i saj nëntë vjeçar.

Nga MPB kanë njoftuar se arsyeja për largimin nga shtëpia është e panjohur dhe se po ndërmerren masa për gjetjen e fëmijës.