Nje i mitur ne Tirane i ka bere nje shaka pa kripe nenes se tij duke u larguar nga banesa dhe duke i lene nje leter. Ai ka shkruar se kishte nisur te luante lojen “Balena Blu” dhe se do te kryente nivelin e fundit te saj qe ka te beje me vetevrasjen. Ngjarja perfundoi ne polici dhe ne fund u zbulua se ishte e gjitha nje shaka nga 13-vjeçari.
Ngjarja ndodhi te shtunen kur J.N., 13 vjeç është larguar nga shtëpia, pa lene asnje gjurme, pervec nje letre per nenen e tij.

Në leter djali shkruante se kishte luajtur një lojë në internet, “Balena Blu” dhe se do kryente nivelin e fundit të saj, qe do te thote: Te vetevritej. Loja u perhap masivisht ne Rusi e me tej edhe ne vende te tjera, ku shume te rinj perfunduan duke i dhene fund jetes.

E alarmuar nëna e tij M.N., 46 vjeçe banuese në Tiranë është paraqitur në polici gjatë ditës së djeshme, për të denoncuar zhdukjen e të birit.

Pas kerkimeve nga ana e policise, 13-vjeacari u gjet me disa shokë të tij. “Doja të frikësoja nënën”, – mesohet te jete shprehur ai para uniformave blu.