Ministri në largim i Infrastrukturës Lutfi Zharku, nuk ka pranuar që të deklarohet për media rreth shkuarjes së tij për ngushëllime në familjen e Lavdrim Muhaxherit.

KALLXO.com tentoi gjatë ditës së sotme që të marrë një përgjigje nga ana e ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharku në lidhje me këtë rast, por ai nuk deshi të flasë për këtë çështje duke mos e mohuar as pohuar vizitën e tij në familjen Muhaxheri.

Zharku ishte sot në Podujevë për t’i inspektuar punimet në një projekt rrugor në këtë komunë.

Në emisionin e kaluar të “Jeta në Kosovë”, zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, nuk mundi të konfirmojë informatën për vizitën e ministrit Zharku te familja Muhaxheri.

Hoxha kishte thënë në emision se nëse informata është e vërtetë atëherë ky akt duhet dënuar.

Comments are closed.