Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një i ri i moshës 30-vjeçare i ka dhënë fund jetës gjatë orëve të natës.

Viktima është Ramiz Hoda, i cili jetonte në zonën e vilave gjermane në kryeqytet. Siç thonë burimet për JOQ.al, Hoda ka qenë duke fjetur në ballkonin e shtëpisë, teksa është ngritur natën dhe tërësisht i qetë është hedhur nga kati i dytë i banesës.

Familjarët bëjnë me dije se ai ishte një tip i qetë, jo problematik dhe që nuk kishte shfaqur shenja shqetësuese, depresioni apo dëshpërimi para se të kryente këtë veprim.

Siç thotë një i afërm i viktimës gjatë një komunikimi me JOQ.al, djali vuante nga krizat e epilepsisë.

Ai ka rënë me kokë në dysheme dhe ka pësuar hemorragji të brendshme. Edhe pse u dërgua nga të afërmit me urgjencë në spital, Hoda nuk mundi të mbijetonte.