Pika për persona të pastrehë, e locuar në Momin Potok, është bërë me hapësira të reja me ç’rast është rritur kapaciteti i strehimores për 16 shtretër.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe kryetarja e Këshillit, Irena Misheva, sot ka marrë pjesë në lëshimin në përdorim të kontejnerit të ri që Qyteti i Shkupit e furnizon dhe vendosi nga mjetet e ridedikuara në vlerë prej dy milionë denarëve.

“Këto mjete që janë parashikuar për Kremtimin e Vitit të Ri, Qyteti i ka dedikuar për zgjerimin e kapacitetit të Pikës për të pastrehë në Momin Potok, dhe tani dyfish është rritur kapaciteti. Deri më tani ka pasur vetëm 16 shtretër, ndërsa tani kapaciteti i akomodimit të strehimores është rritur për 16 shtretër dhe ai disponon me gjithsej 32 krevate”, theksoi Trajanovski.

Sipas evidencës së Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, pikën e vizitojnë 170 persona të pastrehë, nga të cilët brenda ditës i vizitojnë 65 të pastrehë dhe i marrin të gjitha shërbimet e nevojshme.

T mobile In article [4]