Parlamenti i Francës ka votuar sot në favor të zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme deri më 1 nëntor. Gjendja e jashtëzakonshme në vend u shpall pasi kamikazët me bomba dhe persona të armatosur i kanë 130 persona në sulme të bashkërenduara në Paris në fund të vitit 2015.

Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk u përkrah nga ligjvënësit e partisë së majtë të Lean-Luc Melenchon dhe Partisë Komuniste, të cilat e kanë cilësuar atë si të rrezikshme për liritë civile, transmeton Express.

“Liria dhe siguria nuk janë reciprokisht përjashtuese,” ka thënë ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb në Parlament.

“Kur të forcohet siguria, nuk hiqen liritë civile, ato ruhen, dhe nganjëherë zgjerohen,” ka thënë ai.

Megjithatë, grupet për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar gjendjen e jashtëzakonshme, duke thënë se i shtyp të drejtat e individëve dhe e shkel ligjin.