Parlamenti i Turqisë e ka aprovuar sot zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për edhe tre muaj të tjerë, gati një vit pasi kjo masë u vendos pas tentim puçit të dështuar ushtarak në vend.

Sot më herët, qeveria turke i kërkoi parlamentit ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, transmeton Express.
Kërkesa e qeverisë u aprovua nga parlamenti dhe vendi mbetet nën gjendje të jashtëzakonshme për të paktën edhe tre muaj të tjerë.