Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Dr. Visar Ganiu sot priti në takim rektorin e Universitetit të Tetovës (UT), Porf. Dr. Vullnet Ameti.

Bashkëpunimi në mes dy institucioneve ishte tema kryesore në këtë takim të parë të zëvendësministrit Ganiu me rektorin Ameti.

Zëvendësministri Ganiu fillimisht uroi rektorin Ameti për marrjen e mandatit të ri katërvjeçar dhe njëkohësisht u shpreh se Ministria e Arsiimit dhe Shkencës do të vazhdojë mbështetjen ndaj Universitetit të Tetovës.

Realizimi i projekteve të përbashkëta do të jetë në fokus të bashkëpunimit të ndërsjellë me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit në këtë vatër arsimore. Ai tha se Universiteti i Tetovës është investim kapital dhe në këtë drejtim ministria e Arsimit do ta mbështesë në realizimin e projekteve të shumta si hapja e cikleve të reja studimore, ndërtimin e konviktit të parë studentorë, punësimin e kuadrit të ri arsimor si dhe në projekte tjera.

Nga ana e tij, rektori Ahmeti e njoftoi zëvendësministrin Ganiu me programin e tij në krye të UT-së edhe në mandatin e ri duke potencuar se bashkëpunimi me institucionet shtetërore është i pashmangshëm. Ai gjithashtu e njoftoi zëvendësministrin Ganiu edhe me funksionimin e universitetit dhe projektet e realizuar deri më tani.