Një zyrtar i Qeverisë në largim po paralajmëron se shpejt Kosova do të mbetet pa rrymë. Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka thënë, po ashtu, se Shteti do të detyrohet të importojë rrymë nga Serbia

Qeveria në largim ende nuk e ka marrë asnjë masë për të mos lejuar kolaps energjetik në Kosovë si pasojë e problemeve të KEK’ut me pronat afër mihjeve në Obiliq.

Por, Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë se shpejt Kosova do të mbetet pa rrymë. Ka dhënë paralajmërime edhe më të këqija për Shtetin. Ka thënë se do të detyrohen të blejnë rrymë prej Serbisë.

“Shpejt mjerisht Kosova jone do te mund te mbetet ne terr, prap do te ankohemi pse do te rriten cmimet e rrymes, pse prap do te varemi nga importet nga Serbia”, ka shkruar Krasniqi, në FB, shkruan Gazeta Express.

Këtë reagim, Zëvendësi i Avdullah Hotit në Qeveri, e ka bërë duke komentuar debatin e fundit ndërmjet deputetëve, ku po përdoret gjuhë fyese e denigruese.

Sipas Krasniqit, njerëzve të tillë u është dhënë besimi pavarësisht se dihet se janë kriminelë e keqpërdorues.

Reagimi i plotë i Zëvendësministrit Krasniqit

Me fyerje e sharje disa arriten te behen deputet.

Keto dite po shohim e po degjojm lloj lloj fyerjesh dhe sharjes nga disa deputet te legjislatures se re te Kuvendit te Republikes se Kosoves. Nuk po kuptoj, pse po quditemi. Ne i zgjodhem si shoqeri te tillet, askush nuk i zgjodhi per ne. Vetem ne Kosoven tone te dashur edhe kur njihen kriminelet dhe keqeperdorusit, i vlersojm dhe ju japim shanse jo nje here, por disa here. Ata qe kane vlera e ndershmeri, nuk kane para te pista e nuk keqperdorin pozitat e tyre i konsiderojm te pa vlere. Deri sa te jete keshtu, ky vend punet do ti kete keqe e me keqe per qdo dite.

Shpejt mjerisht Kosova jone do te mund te mbetet ne terr, prap do te ankohemi pse do te rriten cmimet e rrymes, pse prap do te varemi nga importet nga Serbia.

Keto pytje duhet bere ne kohe te dashurit e mije, tani mjerisht mund te jemi vone.

Me respekt,

Agim Krasniqi