Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani nesër (14.07.2017 e premte) në ora 11:00 do të realizoj takim me Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Takimi do të realizohet në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Në takim do të diskutohen masat dhe dinamika e realizimit të tyre, në përputhshmëri me planin 3-6-9 nën kompetencat e Komisionit në pjesën e luftës kundër korrupsionit.

Para takimit janë parapa deklarata për media nga ana e Zëvendëskryeministrit Bujar Osmani dhe Kryetarit Igor Tanturovski, ndërkaq para fillimit të takimit mund të merren inserte, më pas takimi do të vazhdojë pa praninë e gazetarëve.