Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, sot do të realizojë takim me Drejtoreshën për Evropë kontinentale në ministrinë e Jashtme Franceze, Florens Manzhin. Në takim Zëvendëskryeministri do ti theksojë falënderimet e Republikës së Maqedonisë për mbështetjen të cilën e marrim nga Republika e Francës për integrimin tonë evropian dhe euro-atlantik. Drejtoreshës do ti prezantohen Reformat Urgjente Prioritare të cilat janë pjesë e Planit 369 të Qeverisë dhe do ti kërkohet mbështetja për reformat të cilat do të na çojnë drejt përshpejtimit të procesit eurointegrues të vendit.
Këto vizita paraqesin pjesë të një sërë takimesh të cilat Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në mënyrë të vazhdueshme i realizon gjatë kësaj periudhe me përfaqësuesit ndërkombëtar që vinë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe takime me përfaqësues të lartë të administratës së Bashkimit Evropian. Këto takime kanë qëllim të sigurojnë hapa konkrete për zbatimin e Reformave Urgjente Prioritare, si dhe sigurim i hapave konkrete deri te Bashkimi Evropian drejt përshpejtimit të procesit euro-integrues të vendit.