Përballja e reformave ekonomike dhe procesi i tërheqjes së investimeve në Republikën e Maqedonisë ishin temë diskutimi në takimin e sotëm mes zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev dhe ambasadores kroate Daniela Barishiq.

Ambasadorja Barishiq, inorfmojnë nga Kabineti i Angjushevit, i dëshiroi sukses Qeverisë dhe theksoi se Republika e Kroacia, si anëtare e Bashkimit Evropian i përshëndet hapat të cilat kjo Qeveri i bën në lidhje me plotësimin e kritereve për anëtarësim në BE, por edhe për jetën më të mirë të qytetarëve. Ajo tregoi interes të veçantë për konceptin e ri të paralajmëruar për tërheqje të investimeve të huaja, me ç’rast theksoi se është me rëndësi që investitorët të ndjehen të sigurt dhe shteti të garantojë siguri të kapitalit.

Zëvendëskryeministri Angjushev porositi se Qeveria do të bëjë ndryshime në konceptin për tërheqje të investimeve të huaja, i cili do të jetë transparent, kriteret do të shpallen publikisht, ndërsa edhe investitorët vendas do të marrin kushte të njëjta si të huajat, që deri më tani nuk ka qenë rast.

Bashkëbiseduesit konkluduan se bashkëpunimi i ndërsjellë ekonomik duhet të vazhdojë të zhvillohet dhe se mbështetja nga Republika e Kroacisë në rrugën euroatlantike të Republikës së Maqedonisë është shumë e rëndësishme.

Global

Comments are closed.