Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka mohuar dje njoftimet e medias se ai mund të jetë duke shqyrtuar dorëheqjen duke u thënë gazetarëve se “unë nuk do të largohem nga detyra”.

Mediat amerikane kanë raportuar se ish-kreu i naftës ka qënë gjithnjë e më shumë i irrituar gjatë detyrës së tij si shefi i politikës së jashtme, emri i të cilit është nëpërkëmbur shpesh nga presidenti, Donald Trump në shkrimet e tij, në rrjetin social, “Twitter”.

Dyshimet mbi një përçarje të marrëdhënieve të tij me presidentin, lidhen ngushtë me sulmin e Trumpit ndaj një anëtari tjetër të administratës, prokurorit të përgjithshëm, Jeff Sessions, një nga mbështetësit e tij më të hershëm.

Presidenti i SHBA-së, Trump, në ditën e tretë të sulmeve në rrjetin e tij social “Twitter”, kërkonte vëmendjen e ndjekësve të tij duke i pyetur ata se pse prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions nuk u zëvendësua nga drejtori i FBI-së, Andrew McCabe, një mik i Comey, (drejtori i FBI-së, i shkarkuar nga Trump më 9 maj 2017), i cili ishte përgjegjës për hetimin e Clintonit.

T mobile In article [4]