Deputeti nga radhët e Nismas, Milaim Zeka ka shkruar rreth debatit të ashpër që është zhvilluar dje në RTK, ndërmjet përfaqësuesve të partive politike në vend.

Ai i ka dalë në mbrojtje deputetes sw VV-së,  Albulena Haxhiut, pasi zyrtarë të PDK-së iu vërsulën pas një shkrimi që burri i saj i kishte drejtuar në Facebook deputetes Blerta Deliut, pas atij debati.

 Ja shkrimi i plotë:

Mbreme, pjeserisht e kam percjellur debatin e dy deputeteve ne RTK. Njera e PDK se, tjetra e VV/se. Te dyjat flisnin si militante te partive, prandaj edhe kalova tek Bang/bang.

Pas debatit, burri i Albulena Haxhiut e paska fyer rende, madje edhe kercenuar, deputeten Blerta Deliu. Shume keq nga ana e tije, ama hiq nuk po e kuptoje se çfare faje ka ne kete mes deputeteja – Albulena Haxhiu?!
A mendoni ju qe nese une shkruaje, ose theme diçka te keqe, automatikisht po u dashka me ma sha gruane?!
Valla shoqeri talibane jemi bre? Besoni edhe Afganistani na ka lakmi per do budallaki!!!