Deputeti i PAN-it nga radhët e Nismës, Milaim Zeka ka thënë se shtyrja e seancës së Kuvendit të Kosovës, nga ana e Presidentit të Kosovës, është bërë për shkak të shut mediatik.

Ai në një intervistë për TV Dukagjini ka thënë se do të ishte kandidat shumë serioz për ta udhëhequr Parlamentin, ndërsa ka shpjeguar se i është ofruar posti ministror, por për të cilën nuk është i interesuar.

Në lidhje me takimin e sotëm të thirr nga presidenti Hashim Thaçi, Zeka ka thënë se presidenti i Kosovës,  “Avash avash atij i kanë mbetur dy gjëra, shou mediatik brenda Kosovës dhe dialogu me Serbinë”.

Ai thotë se nuk pajtohet edhe me Pal Lekajn, se në takim nuk erdhën ata që i kanë humbur zgjedhjet dhe thotë se VV dhe LDK kanë vepruar mirë që nuk i janë përgjigjur ftesës së presidentit, pasi ka qenë një takim formal. Ai thotë se presidenti ka mundur me caktuar seancën e Kuvendit të Kosovës edhe pa shkuarjen e Pal Lekajt.

Zekaj ka theksuar se një ministër i Kosovës, nga kartela ka shpenzuar në udhëtim zyrtarë 8-mijë euro, për t’i blerë dhuratë dashnores së tij.

T mobile In article [4]