Pas dorëheqjes, Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer ka tentuar të ulë tonet përçarëse në administratën Trump. Ndërsa presidenti amerikan sulmoi mediat duke thënë se kanë abuzuar në lidhje me Spicer.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, është përpjekur që të minimizojë zërat për përçarje në administratën Trump, pasi njoftoi dorëheqjen. Vendimi i Spicer erdhi për shkak të emërimit të drejtorit të ri të komunikimit nga presidenti amerikan.

Por ish-zëdhënësi duke folur për Fox News tha se nuk ka asnjë keqardhje për 6 muajt e kaluara në Shtëpinë e Bardhë.

Nga ana tjetër presidenti amerikan I ka kushtuar atij një mesazh në twitter.

Trump ka falënderuar Spicer për kontributin që ka dhënë në postin që ka ushtruar si dhe ka sulmuar mediat për abuzim ndaj ish-zëdhënësit.

Tashmë postin e Spicer do e zërë zëvendësja e tij, Sara Hakwabe Sanders.

Emërimet e reja në Shtëpinë e Bardhë vijnë në një kohë kur ekipi dhe vetë presidenti amerikan po përballet me hetimet për lidhjet me Rusinë.

Global