Trajneri i Tiranës, Ze Maria, duket se ka besimin e plotë që skuadra e tij mund të arrijë një rezultat pozitiv, e pse jo, të kualifikohet ndaj Makabi Tel-Aviv.
Në konferencën e sotme për shtyp, ai theksoi se u kishte kërkuar lojtarëve të luanin një futboll brazilian, duke përdorur sa më shumë topin, me objektivin për të tentuar kualifikimin.
Kemi dy javë stërvitje, një javë më shumë sesa në ndeshjen e parë. Përballë kemi një kundërshtar të rrezikshëm dhe ekspert, por ama unë tani e njoh më mirë skuadrën time. Në bëmë një paraqitje të mirë në Izrael dhe shpresojmë për më mirë tani. Lojtarët e dinë se çfarë dua unë, i njohin më mirë idetë e mia. Ne do të luftojmë për të fituar, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Dua që futbollistët të luajnë futboll të mirë. Duhet të luajmë në mënyrën braziliane, pra duhet ta dashurojmë futbollin”, deklaroi tekniku i bardhebluve.