Rezart Veleshnja është një prej aktorëve të veçantë të humorit, i cili ka fituar dashurinë e publikut përmes personazheve të ndryshëm e veçanërisht përmes atij të Betim Spërdhimës.

Betimi është djali nga fshati që vjen në qytet dhe do të integrohet në komunitet por që fshati nuk largohet kurrë prej tij. Një i ri shqiptar duket se ka gjetur sozinë e Betimit në një prej qyteteve të Suedisë.

Bëhet fjalë për një burrë që ngjan shumë me personazhin e interpretuar nga Rezarti. Ngjashmëria e tyre është e madhe dhe këtë mund ta vërtetoni përmes fotove në galerinë e mëposhtme.