Njerëzit janë krijuar nga materia që fluturoi miliarda kilometra nga një tjetër galaktikë, thuhet sipas një studimi të ri.

Shumica e gjërave përreth nesh dhe atyre të shpërndara në Rrugën e Qumështit janë të krijuara nga një “materie ekstragalaktike”, thuhet sipas hulumtimit.

Studimi përdori modele kompjuterike për të gjetur se si materia përreth nesh erdhi në galaktikën tonë. Studimi gjeti se shpërthimet ndëryjore hodhën sasi të mëdha të materies nga galaktikat, duke e shpërndarë atë nëpër univers, transmeton Gazeta Express.

Kjo nënkupton se materia e njëjtë nga e cila jemi të krijuar ne me shumë gjasë filloi jetën e saj në një kohë shumë të largët, para se të shkonte nëpër univers.

Transferi ndërgalaktik – kjo lëvizje e materies në mes të galaktikave – është një fenomen i identifikuar së fundmi dhe mund të ndryshojë rrënjësisht kuptimin se si janë formuar galaktikat.

T mobile In article [4]

Edhe pse u shpërnda nëpër univers në qindra kilometra për sekondë, distanca që materia kishte për të udhëtuar nënkupton se i mori kohë miliarda vjet.

Global