Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me dy trupat e pajetë të gjetur pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit.

Overdosa besohet të jetë dhe shkaku i vdekjes së trupit të paidentifikuar në lagjen nr.7 në Durrës. Trupi i tij është gjetur në gërmadhat e një shtëpie të prishur.

Njoftimi i policisë

Policia e Durrësit ka njoftuar ditën e sotme se janë gjetur dy trupa të pa jetë të seksit mashkull në dy lagje të ndryshme. Një prej tyre, i paidentifikuar dhe i dekompozuar është gjetur në ambient të hapur në lagjen nr.7. Ndërsa trupi i shtetasit B.C. 39-vjeç është gjetur në lagjen nr. 16. Nga kqyrja paraprake në trupat e dy personave nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.