Në rrjetet sociale është shfaqur një video e një grupi të rinjsh, të cilët i kanë zbuluar pjesët e mbetura të aeroplanit të kartelit Pablo Escobar, në ujërat e ishujve Bahama.

Ky aeroplan ishte rrëzuar gjatë viteve të ’80-ta në afërsi të ishullit Normans Kay, përcjell “Telegrafi”. Ky ishull kishte shërbyer si qendër, ku karteli Medeline kishte kontrabanduar kokainën gjatë operacioneve të tyre të fshehta nga viti 1978 deri më 1982. Në krye të këtyre operacioneve ishte Carlos Lehder, për të cilin shpesh thonë se kishte bërë revolucion në kontrabandimin e drogës. Droga ishte e dedikuar të arrij në Shtetet e Bashkuara, kurse pjesët e mbetura të aeroplanit Kurtis C-46 Komando, gjenden ende në ujërat rreth ishullit Normans Kay.

Ky aeroplan dhe shumë tjerë ishin përdorur për të transportuar sasi të mëdha të kokainës.

Global