BMW M5 i ri do të nisë të prodhohet në shkurt të vitit të ardhshëm, pavarësisht se do të ketë debutim publik në muajin shtator sivjet në Frankfurt Motor Show.

Automobili së fundmi është fotografuar gjatë testimeve, ndërsa “Motor1” ka sjellë edhe detajet për “bishë” e re gjermane.

Sa i përket motorit, pritet që kjo veturë të ketë fuqi prej 600 kuajfuqish në motorin 4.4-litërsh.

Përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë, vetura do ta arrijë për më pak se 3.5 sekonda.