Në vijim të kontrolleve të  territorit të ushtruar nga strukturat e Drejtorisë të Qarkut Gjirokastër, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën kultivimit të bimëve narkotike, ditën e djeshme në vendin e quajtur “Mavrambël”, në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër, në një ambient mes pemëve janë zbuluar 1500 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara në kubik.

Policia bën me dije se pas bimët janë asgjësuar në vendin e gjetur, më pas ka vënë në pranga Dhimitër (Romeo) Krisafi, 33 vjeç dhe Erjon  (Niko) Krisafi, 29 vjeç, të dy banues në fshatin Karjan, Gjirokastër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Ndërsa, arrestimi i Andrea Xhavara, 58 vjeç, banues në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër,  pronari i tokës, është bërë për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Policia thotë se materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme.